×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj: Viti 2023 ishte sfidues për ekonominë e vendit e sidomos për sektorin privat

    Insajderi
    27 December 2023 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, Haradinaj ka thënë se viti 2023 ishte sfidues për ekonominë e vendit.

    “Viti 2023 ishte një vit sfidues për ekonominë e vendit e në veçanti për sektorin privat. Shpresoj se viti që po vjen të jetë një vit më dinamik dhe me frytdhënës për ekonominë e vendit, një vit i kthesës drejt perspektivës për zhvillim të gjithëmbarshëm”, është shprehur Haradinaj.

    “Aleanca dhe unë si kryetar i saj vlerësojmë dhe besojmë në rolin jetik të sipërmarrësve vendorë, pasi që janë pikërisht ata që me punën e tyre ndikojnë në krijimin e vendeve të punës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Haradinaj në darkën e fundvitit të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark