×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Haram i kofshin ato pare, po pasurohet në kurriz të njerëzve të sëmurë” – rrëfimi i qytetares për kirurgun Isuf Zekaj

    Insajderi
    11 January 2023 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pacientët vazhdojnë të raportojnë se si i kanë dhënë para kirurgut Isuf Zekaj, që i njëjti të ua kryente një operacion në spitalin e Vushtrrisë. Gazeta Insajderi ka siguruar një tjetër rrëfim të një qytetareje nga Podujeva, e cila tregon se si ia kishte dhënë 240 euro kirurgut Zekajt, për të kryer operacioni e bashkëshortit.

    Gazeta Insajderi sjell rrëfimin e saj.

    Shef i kirurgjisë në spitalin e Vushtrrisë, Isuf Zekaj po hetohet nën dyshimin se kanë marrë para nga pacientët për të kryer operacione, në spitali e Vushtrrisë. I njëjti nuk është gjetur në vendin e punës kur policia zbarkoi për ta arrestuar, së bashku me kolegët e tij, Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu.

    Sipas raportimit të Gazetës Shneta, që të tre kirurgët, në emër të blerjes së materialit (kryesisht rrjeta dhe klipa) të nevojshëm për operacion kanë marrë nga 100 deri në 400 euro prej pacientëve.

    Lexo edhe:

    Një rast i tillë është raportuar edhe tek Gazeta Insajderi. Një qytetare nga komuna e Podujevës në kushte anonimiteti tregoi se si i kishte dhënë para kirurgut Isuf Zekaj që bashkëshorti i saj të operohet.

    Qytetarja nga Podujeva (emër i njohur për redaksinë), ka treguar se burri i saj vuante nga gurët në tëmth dhe i duhej t’i nënshtrohej një operacioni pasi gjendja e tij keqësohej çdo ditë e më shumë.

    Ajo tregoi se i kishte dorëzuar 240 euro në zyrën e kirurgut Isuf Zekaj, pasi ai ia kishte kërkuar burrit të saj në kompensim që ta fuste në operacion.

    “Dr Isufi i ka lyp 240 euro edhe masi u kry operacioni mua më ka thanë burri shko paguaj këtë shumë në zyre të mjekut”, tha qytetarja për Insajderin.

    Lexo edhe:

    Bashkëshortja tregon se kishte pyetur të shoqin përse duhet dhënë këto para, pasi ky nuk është spital privat.

    Sipas saj, burri i kishte thënë se kjo ishte marrëveshja që kishte bërë me kirurgun Zekaj, para se të hynte në operacionin.

    “I kam thanë pse duhet me i dhanë këto pare ky nuk është spital privat, më ka thënë se kështu kemi marrëveshje me mjekun”, thotë qytetarja për Insajderin.

    Tutje, ajo i tha Gazetës se këtë rast nuk do të harroj asnjëherë pasi pasuria e tyre (Isuf Zekaj) po vjen nga kurrizi i njerëzve të sëmurë.

    ‘Këto para që ia kam dhanë se harroj kurrë haram i kofshin atij pisi se këta janë pasuru në kurriz të njerëzve të sëmurë”, tha më tej qytetarja nga Llapi për Insajderin.

    Rasti ka ndodhur në vitin 2018, përfundon qytetarja rrëfimin e saj.

    Lexo edhe:

    Kirurgu Isuf Zekaj së bashku me Arsim Latifaj dhe Ekrem Sefiu janë duke u hetuar për marrjes ryshfeti ne spitalin e Vushtrrisë. Që të tre tashmë janë suspenduar nga puna në këtë spital.

    Prokuroja e rastit, Fetije Bajrami në një prononcim për Gazetës Insajderi tha se kirurgu Zekaj nuk u gjet në spital kur policia shkoj në spitalin e Vushtrrisë për ta arrestuar.

    Lexo edhe:

    Zekaj ndodhet jashtë shteti për pushime, tha prokurorja.

    Tutje, ajo tha se kirurgu është kontaktuar nga spitali për tu paraqitur në polici dhe pritet që së shpejti të niset për në Kosovë. që të dorëzohet.

    “Janë arrestuar dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj dhe ndaj tyre është në përgatitje vendimi për ndalim. Janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës ‘marrje ryshfeti’. Kirurgu i tretë i përfshirë në këtë skandal, Isuf Zekaj, gjendet në pushim vjetor jashtë shtetit. I njëjtit është kontaktuar me telefon nga drejtuesit e spitalit dhe ka thënë se do të përgatitet që të niset menjëherë për t’u dorëzuar”, ka thënë Prokurorja për Insajderin.

    Theksojmë se kryeministri Albin Kurti në korrik të viti të kaluar ka emëruar Isuf Zekajn, anëtar të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK). Tashmë ndaj tij Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar shkarkim nga pozita e anëtarit të Bordit të SHSKUK- së, pas përfshirjes në një aferë të korrupsionit./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark