×
  • Lajme
  • Insajderi

    Harroi apo nuk mërzitet për këtë fakt?- Sveçla përgëzon aksionin Brezovica, ku protagonist është dhëndrri i Liburn Aliut

    Insajderi
    11 October 2022 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë për aksionin Brezovica, ku protagonist është dhëndrri i Liburn Aliut, Berat Lahu. Nuk dihet nëse Sveçla ka harruar apo nuk mërzitet që ndër të arrestuarit për rastin Brezovica është i afërm i bashkëpartiakut të tij.

    Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Ministri Sveçla përgëzoi institucionet për luftën e pa kompromis ndaj krimit.

    Përgëzoj Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe të gjitha institucionet tjera për realizimin e suksesshëm të aksionit të radhës në luftën e pa kompromis ndaj krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, në aksionin ‘Brezovica’ pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës” – shkroi Sveçla.

    Ministri ndër tjerash paralajmëroi që lufta ndaj zhvatësve të pasurisë publike do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

    Lufta jonë ndaj krimit, korrupsionit dhe zhvatësve të pasurisë publike do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me të gjitha angazhimet e plota të organizmave tanë institucional në mbrojtjen efektive të së përbashkët“- shkroi tutje Sveçla.

    Asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu u arrestua me datë 21 shtator pas një operacioni që lidhet me rastin “Brezovica”. Dy ditë më vonë, Lahu u suspendua edhe nga anëtarësia në Lëvizjen Vetëvendosje. Lajmin e kishte bërë të ditur Vetëvendosje, e cila ka thënë se deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve, Berat Lahut i suspendohet anëtarësia.

    Berat Lahu, dhëndri i Liburn Aliut, si drejtor i KEDS-it për distriktin e Ferizajt, dyshohet se ka fituar si dhuratë një tokë në vlerën e 20 mijë eurove, në këmbim të lidhjes së rrjetit të energjisë për vilat që po ndërtoheshin në zonën e mbrojtur me ligj në Brezovicë.

    Lahu sipas dosjes së Prokurorisë që e kishte siguruar Gazeta Insajderi, ka kërkuar ryshfet në shumën prej 60 mijë eurove për të ndikuar tek zyrët e KEDS në Prishtinë. Me këto dy veprimi Lahu dyshohet se ka kryer vepren penale “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe “Ushtrimi i ndikimit”

    Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra penale “Ushtrim i ndikimit” mund të dënohet  me gjobë dhe me burgim prej një deri në tetë vjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark