×
  • Sport
  • Sport

    Harry Kane e zbulon të ardhmen e tij

    Insajderi
    06 August 2021 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kane ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre javëve të fundit.

    Futbollisti nuk u paraqit në stërvitje për disa ditë dhe u lidh edhe më shumë me një transferim te Man City.

    Sulmuesi  përmes një deklarate u ka dhënë fund spekulimeve dhe ka konfirmuar se do të kthehet nesër në stërvitje.

    “Kanë kaluar 10 vite që kur kam bërë debutimin me fanellën e Tottenhamit, për çdo vit ju fansat më keni dhuruar mbështetje dhe dashuri. Kjo është arseyja pse jam ‘lënduar’ duke lexuar komentet që janë bërë lidhur me mua gjatë kësaj jave, që vinin në pyetje profesionalizimin tim”, tha ai.

    “Une nuk dua të hyj në specifika, por dua të qartësoj se une kurrë nuk do të refuzoja pjesëmarrjen në stërvitje, Une do të kthehem nesër ashtu siç ishte planifikuar”, shtoi ai.

    “ Unë nuk do të bëja asgjë që të prishja raprotet që kam me fansat, që më kanë dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe që jam në klub”, përfundoi Harry Kane.

    Anglezi është lidhur ngjushtë me një kalim te Man City, dhe mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark