×
  • Sport
  • Sport

    Harry Kane për De Bruyne – “ëndërr e çdo sulmuesi”

    Insajderi
    21 May 2021 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Harry Kane ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë në Premier League dhe ka pranuar interesimin nga Manchester City duke emëruar “ëndrrën e çdo sulmuesit” Kevin De Bruyne si lojtarin me të cilin do të donte më shumë të luante.

    City mendohet të jetë në radhë të parë nëse Kane largohet nga Tottenham këtë verë, me kapitenin e Anglisë që ka thënë se dëshiron të ketë një “bisedë” me klubin për të ardhmen e tij dhe këmbëngul se ai do të vendosë fatin e tij, jo kryetari i Spurs, Daniel Levy.

    Kane, i cili mbushë 28 vjeç në korrik, ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij me Spurs por zyrtarisht ka kërkuar të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë dhe beson se ai ka një marrëveshje me Levy-n për ta lejuar atë të transferohet tek një klub tjetër për një ofertë të bujshme.

    City është ndër të paktat klube me burimet financiare të mjaftueshme  për të blere 28 vjeçarin dhe ata do të bëjnë çdo gjë për ti bindur drejtuesit e klubit të Tottenham-it

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark