×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani prezanton pesë shtyllat e programit për Gjilanin

    Insajderi
    10 October 2017 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Nismës për komunën e Gjilanit, Bajram Hasani në emisionin #DebatPernime ka thënë se së bashku me Nismën kanë hartuar një program qeverisës duke u bazuar në nevojat e qytetarëve dhe duke u konsultuar me ekspertë të ndryshëm dhe të fushave të ndryshme.

    Hasani ka thënë se me qeverisjen e Nismës çdo qytetarë i Gjilanit do të preket nga programi i tyre i cili siç tha Hasani konsiston në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Më tej kandidati i Nismës tha se ka paraparë pesë shtylla kryesore të projekteve kapitale me rëndësi të veçantë për zhvillimin e qytetit të Gjilanit.

    “Zona ekonomike, trajtimi i ujërave të zeza, rruga qarkore, stadiumi i ri i qytetit dhe trafikun urban”, Hasani tha se janë prioritetet e Nismës për Gjilan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark