×
  • Sport
  • Sport

    “Hat-Trick” në ndeshjen Ballkani – Malisheva, këto janë rezultatet pas 45 minutëshit të parë

    Insajderi
    11 February 2023 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani dhe Llapi janë skuadrat që kanë shkuar në pushim me epërsi pas pjesës së parë, në ndeshjet e para të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

    Ballkani në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, po udhëheqë 3:0, me “hat-trickun” e Albion Rrahmanit.

    Llapi në udhëtim te Drenica, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, është në epërsi prej një goli.

    Golin e vetëm e realizoi Francisco Rivera nga penalltia, në minutën e 12-të.

    Pjesa e parë e duelit tjetër të së shtunës dhe të xhiros së 19-të të Superligës ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt, është mbyllur 0:0.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark