Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe partnerja e tij, modelja Marigona Krasniqi, kanë mirëpritur ditën e sotme (e hënë) një djali.
Lajmi është konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale, nga një postim i bërë nga vëllai i Robinit, Qëndrim Krasniqi.
“Ju prezantoj me babanë më të ri Robin Krasniqi. Urime Robin&Marigona”, thuhet në postim.
Të njëjtit këtë vit kanë qenë një nga çiftet më të përfolura në shoubizin shqiptar për shkak të dasmës që organizuan.
Ata mes tjerash u fejuan në fillim të këtij viti dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në Gjermani.
Lindja e fëmijës po ashtu duket të jetë realizuar në Gjermani, ku Krasniqi jeton dhe vepron prej shumë vitesh