×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu akuzon Hotin për diskriminimin e punëtorëve të pastrimit dhe sigurimit

    Insajderi
    26 November 2020 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti për mos mbështetjen e punëtorëve të pastrimit dhe sigurimit që janë duke punuar nëpër institucionet shëndetësore.

    Sipas Haxhiut, nuk mund të luftohet pandemia Covid-19, kur Qeveria i diskriminon punëtorët e pastrimit dhe sigurimit.

    “Qeveria Hoti bëri edhe një diskriminim të radhës ndaj punëtorëve të pastrimit dhe sigurimit që janë duke punuar në institucionet shëndetësore, duke mos e bërë pagesën shtesë për këto kategori. Si mund të luftohet pandemia COVID-19 në spitalet tona kur punëtorët e pastrimit dhe sigurimit diskriminohen nga Qeveria”, ka thënë Haxhiu përmes një reagimi në rrjetin social Facebook.

    Deputeti i PDK-së, ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe t’i mbështesë financiarisht edhe punëtorët e pastrimit dhe sigurimit.

    “Ndarja në punëtorë publik dhe privat në mbështetje të Qeverisë nuk duhet të ekzistonte sepse SHTETI duhet të jetë i barabartë me të gjithë. Kërkoj që Qeveria Hoti me urgjencë ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe të sigurojë mbështetje financiare shtesë edhe për punëtorët e pastrimit dhe sigurimit që janë duke kryer punën e tyre me shumë vështërsi në spitalet tona”, ka thënë Haxhiu.

    Sipas tij, sikurse të gjitha kategorit tjera mbështetëse gjatë pandemisë COVID-19 edhe puntorët e pastrimit dhe sigurimit janë duke punuar pa u ndalur për me shumë se 8 muaj që nga fillimi i pandemisë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark