×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haxhiu akuzon Qeverinë për shkarkimin e vëllait: Hakmarrje e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit

    Insajderi
    19 June 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shkarkimin e vëllait të tij, Abdullah Haxhiu nga pozita e kryeshefit ekzekutiv nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave.

    Haxhiu ka shkruar se shkarkimi i vëllait të tij u bë për shkak të opozitarizmit të tij dhe rastit të “picës”.

    “Shkarkimi i vëllaut Abdullah Haxhiu , nga pozita e kryeshefit të KMDK-së është hakmarrje e drejtpërdrejtë e Albin Kurtit, për shkak të opozitarizmit tim në Kuvendin e Kosovës, në raport me veprimet e tij si kryeminstër, por mbi të gjitha për shkak të publikimit të takimit të vizitës së tij në fshatin Binqe të banuar me serbë dhe rastit “pica” të Armend Mujës!”, ka thënë Haxhiu.

    Tutje debuteti i PDK-së ka thënë se kompania e udhëhequr nga vëllai i tij ka pasur suksese, mirëpo, këto suksese nuk po i interesojnë Qeverisë Kurti të cilën e ka quajtur qeveri anti-UÇK dhe neo-jugosllave

    “Këto suksese nuk i interesojnë Qeverisë anti-UÇK , neo-jugosllave të Kurtit, sepse ata duan hakmarrje politike dhe idelogjike ndaj luftëtareve të lirisë që u treguan të suksesshëm edhe në menaxhim”.

    Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti se kanë këcënuar bordin e kaluar në zyre të ministres, ku siç thotë Haxhiu “nese nuk e shkarkojnë menjëherë Abdullah Haxhiun do të shkarkohet Bordi, gjë e cila edhe ndodhi”.

    “Për zbatim të urdhërit politik në krye të Bordit të “dhunshëm” u emërua Izja Mjeku, kushëriri i zëvendës ministrit Getoar Mjeku, i cili bashkë me ministren Artane Rizvanolli dhe kryemistrin Kurti , janë marrë personalisht dhe intezivisht për ta realizuar hakëmarrjen e Kurtit, duke e kërcënuar Bordin e kaluar në zyre te ministres: se nese nuk e shkarkojnë menjëherë Abdullah Haxhiun do të shkarkohet Bordi, gjë e cila edhe ndodhi”, ka shkruar ndër të tjera debuteti Haxhiu.

    Postimi i plotë i tij:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark