×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haxhiu – Kurtit: Kthjellu nuk ke asnjë punë më të rëndësishme sesa zgjidhjen e problemit të grevistëve

    Insajderi
    08 September 2022 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demorkatike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka quajtur papërgjegjësi inistucionale e Qeverisë Kurti, mos fillimin e vitit të ri shkollor për shkak të grevës së mësuesve.

    Haxhiu i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që sa më parë të ulet në dialog me grevistët

    Deputeti tha se Kurti nuk ka asnjë punë më të rëndësishme sesa zgjedhjen e problemit me grevistët.

    “Kthjelluni o njerëz se në qeverisje jeni për të menaxhuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve e jo për të shafqur kapriciot dhe egot personale”, tha Haxhiu.

    Statusi i plotë

    Vazhdon papërgjegjësia institucionale e Qeverisë Kurti për zgjidhjen e kërkesave të mësimdhënsve, respektivisht për fillim normal të vitit shkollor.
    Dy javë grevë , një javë humbje mësimi dhe asnjë takim i Qeverisë, përgjegjësve institucional për të diskutuar e zgjidhur kërkesat e mësimdhënsve.

    Çfarë pune me të rëndësishme ka Qeveria e Albin Kurti sot se sa të zgjidh problemin e grevës?!
    Kthjellnu o njerëz se në qeverisje jeni për të menaxhuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve e jo për të shafqur kapriciot dhe egot personale.
    Greva sot është problemi më i madh në Kosovë.
    Paaftësisa e Qeverisë për të dialoguar me mësimdhënësit po i lë pa mësim nxënësit.
    Paaftësia e Qeverisë për të dialoguar me mësimdhënësit po shkakton dëshpërim dhe pasiguri të nxënësit.
    Qeverita Kurti diskuton e angazhohet si ta thyejnë grevën e jo si të zgjidhin kërkesat e mësimdhënsve.
    Kërcënojnë dhe shantazhojnë kryetarët e komunave, mësimdhënesit dhe qytetarët për ta thyer Grevën e nuk gjejnë kohë të takohen me Sindikatat për t’i zgjidhur kërkesat e tyre.
    Kjo është papërgjegjësi dhe paaftësi instituacionale e Qeverisë Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark