×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu për skemën pensionale: Më befasuan deputetët e VV-së që votuan kundër, dikur e përkrahnin

    Insajderi
    23 September 2022 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe anëtari i komisionit për Shëndetësisë, ka thënë se mos ndryshimi i projektligjit për skemat pensionale po shkakton dëme si financiar dhe moral, shkruan Insajderi.

    Haxhiu ka marrë shembull, policët që në vitet e 90’ta u larguan nga institucionet serbe sot nuk mund të përfitojnë pension për kontributet e dhëna kurse policët që qëndruan në regjimin serbë kanë të drejtë përfitim.

    Tutje ai, shtoi se ishte habitur kur deputetët e VV-së votuan kundër ndryshimit të projektligjit, pasi të njëjti në qeverisjet e kaluara e kishin përkrahur.

    “Të gjithë policitë që në vitet e 90 janë larguar nga institucionet e Serbisë, disa prej tyre u janë bashkuar UÇK, nuk mund të përfitojnë pension kontributëpagues për shkak të këtij kufizimi, ndërsa ata policë që vazhduan të bashkëpunojnë me Serbinë kanë të drejtë të përfitojnë. Janë dy dëme që po u bëhet qytetarëve, dëmi financiar dhe dëmin moral. Unë jam befasuar kur katër deputetët e VV-së kanë votuar kundër në komision, kurse po të njëjtit në vitet e tjera e kanë përkrahura”, tha Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark