×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu: Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi

    Insajderi
    24 August 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së pacientit në Klinikën e Psikiatrisë, ku thotë se ky është një dështim i radhës i Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Vdekja e pacientit dhe asfiksimi i stafit mjekësor si pasojë e zjarrëvënies në Klinikën e Psikiatrisë është dështimi i radhës, është paaftësia në kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhim shëndetësor”, ka thënë Haxhiu.

    Tutje ka thënë se duhet të jepet përgjegjësi rreth rastit se si ka ndodhur që tek pacienti ka pasur mjete të rrezikshme.

    Postimi i plotë:

    Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi.

    Vdekja e pacientit dhe asfiksimi i stafit mjekësor si pasojë e zjarrëvënies në Klinikën e Psikiatrisë është dështimi i radhës, është paaftësia në kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhim shëndetësor.

    Çka dhe sa raste e skandale duhet të ndodhin që dikush të marrë përgjegjësinë për vdekjet e shumta që po ndodhin në SHSKUK, si dhe shkatërrimin e sistemit tonē shëndetësor?

    Përse janë gjetur mjete rrethanore të rrezikshme te pacienti psikiatrik siç po përshkruhet me shenja agresiviteti?

    A është dashur të largohen ato mjete, të kontrollohen hapësirat dhe pacientët për mbajtje të mjeteve të rrezikshme?

    Dikush duhet të jap llogari dhe përgjegjësi për këtë rast dhe shumë té tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark