×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haziri i reagon Bislimit për Gjykatën Kushtetuese: Bash kjo Gjykatë krijoi ambient që VV t’i fitojë zgjedhjet

    Insajderi
    03 January 2024 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lufti Haziri i ka reaguar Besnik Bislimit i cili deklaroi se Gjykata Kushtetuese nuk është kredibile dhe sipas tij vendimet e saj janë produkt i një mjedisi të korruptuar.

    Haziri ka thënë se ishte Gjykata Kushtetuese e cila ka krijuar ambient që Vetëvendosja t’i fitojë zgjedhjet.

    Kredibiliteti i kësaj Gjykate është aq i lartë sa ka rrëzuar dy presidentë nga zyra dhe një qeverie ia ka mbyll mandatin pas gjashtë muajsh. Bash kjo Gjykatë, me vendimin e saj, ka krijuar ambient që VV t’i fitojë zgjedhjet. Gjykatësi që e solli këtë vendim është këshilltar i madh te Presidentja Osmani – Sadriu”.

    Tutje, Haziri i ka quajtuar kontravers Qeverinë.

    Jeni kontravers dhe mos mbajtës të fjalës e premtimit dhe kurrë nuk bëheni burrështetas kështu”, ka shkruar Haziri në Facebook.

    Reagimi i plotë i Hazirit:

    Një ekponent i VV-së dhe i emëruar i Qeverisë paska bërë kualifikime të rënda për Gjykatën Kushtetuese.

    Kredibiliteti i kësaj Gjykate është aq i lartë sa ka rrëzuar dy presidentë nga zyra dhe një qeverie ia ka mbyll mandatin pas gjashtë muajsh. Bash kjo Gjykatë, me vendimin e saj, ka krijuar ambient që VV t’i fitojë zgjedhjet. Gjykatësi që e solli këtë vendim është këshilltar i madh te Presidentja Osmani – Sadriu.

    Jeni kontravers dhe mos mbajtës të fjalës e premtimit dhe kurrë nuk bëheni burrështetas kështu. Per qytetarët po shkaktoni pasiguri juridike, ndërsa për institucionin, po tregoheni mos respektues e besa edhe mosmirënjohës që ju hapën udhë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark