×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Helmimi i 5 personave nga ushqimi në restorantin “Ora” – deklarohen nga AUV

    Insajderi
    26 September 2022 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës janë deklaruar lidhur me dyshimet për helmimin e pesë persona nga ushqimi që konsuamuan të dielën në restorantin “Ora” në Podujevë, shkruan Insajderi.

    Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha se ekipi inspektues ka vlerësuar se kushtet higjienike janë të pranueshme.

    “Sipas procedurës se përgjithshme të veprimit në raste dyshimit është bërë kontrolli sanitar i kushteve higjienike dhe tekniko sanitare. Për të cilat ekipi inspektues me proces ka vlerësuar se kushtet higjienike janë të pranueshme, nuk janë hasur produkte pa afat, kuzhina ka qen e pajisur me frigorifer me temperatura qe u përgjigjen kushteve të ruajtjes sipas specifikave të produktit dhe pajisjet punës ka qen adekuate”, pohoi Thaçi.

    Por, sipas tij lokali do të qëndroj i mbyllur deri të kryhen të gjitha gjurmimet.

    “Për t’i dhen kohe dhe mundësi gjurmimit ne aspektin analitik, ekipi inspektuese ka vendosur mbyllje të përkohshme për marrje të mostrave për testim në laborator. Subjekti do të qëndroj i mbyllur deri ne vendimin tjetër të ekipit inspektues ( i bazuar në rezultat të hulumtimit dhe analizave laboratorike”, tha zëdhënësi Lamir Thaçi.

    Ndërkohë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar drejtorin Klinikës Infektive, Arben Vishaj për të kuptuar se si është gjendja shëndetësore e të helmuarve.

    Ai ka konfirmuar se gjendja e tyre është stabile derisa tha se janë duke pritur për përgjigjën e mostrave, të cilat tanimë janë dërguar në IKShPK.

    “Gjendja e tyre është stabile por ende nuk i kemi marrë mostrat prej Institutit Kombëtar, kur ti marrim mostrat me kohë do t’ju informojmë”, tha Vishaj për Insajderin.

    Për rastin deri më tani është konfirmuar se është arrestuar pronari i restorantit, Ditar Hoti.

    Atij i është caktuar masa ndalimit prej 48 orësh, ka thënë për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

    Ulaj deklaroi se raportimi për dyshimet për helmim është bërë nga anëtarët e një familje.

    “Po është ndaluar një person i dyshuar D.H për 48 orë, një familje prej disa personave kanë raportu që janë helmuar prej ushqimit që kanë konsumuar” Prokuroria po vazhdon t’i ndërmarrin veprimet hetimore në koordinim edhe me Policën dhe AUV-in”, ka thënë ajo për Insajderin.

    Gazeta do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark