×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është gjendja shëndetësore e personave që u helmuan pas konsumit të ushqimit në restorantin “Ora”

    Insajderi
    26 September 2022 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pesë persona po dyshohet se janë helmuar pas një ahengu familjar të mbajtur të dielën në restorant “Ora” në Podujevë. Për të kuptuar gjendjen e tyre shëndetësore Gazeta Insajderi ka telefonuar në Klinikën Infektive.

    Drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj ka konfirmuar se gjendja e tyre është stabile derisa tha se janë duke pritur për përgjigjën e mostrave, të cilat tanimë janë dërguar në IKShPK.

    “Gjendja e tyre është stabile por ende nuk i kemi marrë mostrat prej Institutit Kombëtar, kur ti marrim mostrat me kohë do t’ju informojmë”, tha Vishaj për Insajderin.

    Për rastin deri më tani është konfirmuar se është arrestuar pronari i restorantit, Ditar Hoti.

    Atij i është caktuar masa ndalimit prej 48 orësh, ka thënë për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

    Ulaj deklaroi se raportimi për dyshimet për helmim është bërë nga anëtarët e një familje.  

    “Po është ndaluar një person i dyshuar D.H për 48 orë, një familje prej disa personave kanë raportu që janë helmuar prej ushqimit që kanë konsumuar” Prokuroria po vazhdon t’i ndërmarrin veprimet hetimore në koordinum edhe me Policnë dhe AUV-in”, ka thënë ajo për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark