×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hetemi për vizitën e Kurtit: E dija përafërsisht, nuk e paralajmëruan për shkaqe sigurie

    Insajderi
    03 April 2024 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka thënë se “përafërisht” e ka ditur që kryeministri Kurti do ta vizitojë atë sot. Ai shtoi se nuk i kanë paralajmëruar për vizitën e Kurtit “për shkaqe sigurie”.

    Sa i përket regjistrimit të popullsisë, Lulzimi tha se nuk pret që të ketë probleme.

    “Unë jam i bindur që nuk do të ketë problem se ai është për të mirën e qytetarit ku jena sot, sa qytetarë i ka komuna, me i dit edhe pronat, banesat”, tha ai.

    Hetemi foli edhe për procesin e votimit që do të mbahet më 21 prill në veri për shkarkimin e tij dhe tre kryetarëve tjerë.

    “Ato ja ka leju qeveria e Republikës së Kosovës, edhe nëse shkarkohemi nuk është problem. Dmth që partitë serbe që dalin në zgjedhje këtu do të dalin ndonjë inciativë qytetare dhe tjerat parti, do të bëhen 3-4 parti, do t’i përngja demokracisë, jo gjithë një parti me konkuru dhe me fitu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark