×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hill insiston të themelohet Asociacioni, thotë se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë

    Insajderi
    06 March 2023 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se është e rëndësishme që të gjithë të pajtohen se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet.

    Hill theksoi se kjo marrëveshje është nënshkruar dhjetë vite më parë, përcjell Insjaderi.

    Në panelin “E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, Hill tha se është një periudhë shumë e gjatë dhe se marrëveshjet duhet të repsektohen. Ai shtoi se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë.

    “Nuk duhet të jesh historian apo antropolog për të ditur se serbët kanë jetuar me shekuj në Kosovë dhe kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Është një test për autoritetet në Prishtinë që të kuptojnë se çfarë duhet të zgjidhet për të përmbushur standardet evropiane. Është shumë e rëndësishme që qeveria në Beograd të ndihmojë serbët që të jenë të suksesshëm si komunitet. Jam optimist se mund të ndodhë”, deklaroi Hill. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark