×
  • Lajme
  • Lajme

    Hill: Nëse Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës duhet t’i plotësojë obligimet e Brukselit

    Insajderi
    30 March 2024 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me mision në Begrad, Christoper Hill ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Ai ka thënë se qëndrimi i SHBA-ve për këtë çështje është se “Kosova duhet t’i plotësojë obligimet e saj nga marrëveshja e Brukselit. Nëse nuk e bën këtë, kjo gjithsesi se e komplikon interesimin e saj për t’u bërë pjesë e BE’së dhe organizatave tjera”.

    Ai ka shtuar gjithashtu se anëtarësimi i Kosovës në KiE është i lidhur me Aneksin e Ohrit.

    Sa i përket dëshirës së Kosovës dhe aplikimit të saj në Këshillin e Evropës, do të flitet shumë, do të ketë një debat të gjallë dhe në një farë mënyre e gjitha është e lidhur me Marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit vendos disa detyrime, kërkesa për të dyja palët, kështu që ne duhet të shohim se si do të shkojë, por sigurisht që ata duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, kjo është e qartë për të gjithë ne mendoj. Por ata duhet të kalojnë nëpër krejt procesin”.

    Ndërkaq themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serben në Kosovë e ka cilësuar si një zgjidhje e mirë por paksa e vështirë.

    “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është shumë i arsyeshëm – një zgjidhje për të gjithë. Asociacioni do të ndihmonte në tejkalimin e shumë problemeve dhe vështirësive aktuale që ka komuniteti serb në Kosovë. Mendoj se Asociacioni është i nevojshëm edhe për të ardhmen e Serbisë, dhe për të ardhmen e Kosovës, kështu që besoj se do të ndodhë. Është një proces negociues që është i vështirë. Shumë lëvizje luajnë rol në këtë, por mendoj se ajo që është thelbësore, e kam thënë tashmë shumë herë, është se për komunitetin serb në Kosovë është e rëndësishme se cila do të jetë e ardhmja e tyre dhe cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre. Mendoj se Asociacioni është mënyra më e mirë për ta arritur atë”, ka theksuar diplomati“, ka deklaruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark