×
Insajderi / Insajderi

Hill pajtohet me Vuçeviqin: “Asociacioni, parakusht i negociatave të mëtejme”

Insajderi
31 January 2023 - 20:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Në një takim ndërmjet ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe zv/kryeministrit dhe ministrit serb të mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, u tha se “është pozicion i përbashkët” i ShBA’së dhe Serbisë, se themelimi i Asociacionit “është parakusht” për vazhdimishn e procesit të negociatave Kosovë-Serbi, njoftoi kabineti i ministrit serb përmes një komunikate për media, raporton Insajderi.

Vuçeviç, siç vijon njoftimi, e falënderoi ambasadorin Hill për rolin që ShBA luajti në uljen e tensioneve të vitit të kaluar në rastin e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës.

“Ambasadori i ShBA’së theksoi se ShBA është partner i qëndrueshëm i Serbisë, me një theks të veçantë në bashkëpunim të fushës së mbrojtjes”.

Hill, siç thuhet më tej në komunikatë, ka thënë se ShBa shpreson për vazhdimin e afërm të bashkëpunimit në segmentet e ushtrimeve të përbashkëta dhe shtoi se ShBA është e gatshme të ndihmojë në procesin e furnizimit të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Mes tjerash, bashkëbiseduat vlerësuan për marrëdhëniet në ngritje midis ShBA’s dhe Serbisë, duke folur edhe për vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë amerikan.

Kujtojmë se Christopher Hill edhe në një intervistë dhënë në dhjetorin e vitit të kaluar për “Tv Insider” ishte shprehur se Asociacioni do t’i paraprijë një marrëveshje në ardhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Të jini të sigurt se pa u zgjidhur çështja e Asociacionit nuk do të ketë marrëveshje të reja”, ishte shprehur ai./Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark