×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hill: ShBA pret që sa më parë të bëhet Asociacioni

    Insajderi
    27 February 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nuk pres rezultate të menjëhershme por është një takim i rëndësishëm”, tha ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, duke folur për takimin e sotëm të Nivelit të Lartë në Bruksel derisa njoftoi se prezent do të jetë edhe zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, shkruan Insajderi.

    “Procesi i Brukselit merr shumë kohë dhe qartazi nuk mund të kënaq ata që presin një rezultat të kënaqshëm e të menjëhershëm”, tha Christopher Hill, siç e cituan mediat serbe.

    “Më duhet të them se për nga pikëpamja e Shteteve të Bashkuara, është shumë e rëndësishme që të bëhet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe sa më parë”, tha mes tjerash ai.

    “Përfaqësuesi ynë Gabriel Escobar është sot në Bruksel, kështu që ne jemi në atë proces. Dua të theksoj se SHBA dhe Bashkimi Evropian janë duke bashkëpunuar shumë ngushtë për këtë çështje dhe ne jemi shumë të përkushtuar për të punuar së bashku për këtë”, tha Hill.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark