×
Insajderi / Insajderi

“Sot miratohet propozimi evropian nga Kurti dhe Vuçiq”

Insajderi
27 February 2023 - 13:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Duke folur në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i BE’së thotë se në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “pritet që ata të miratojnë propozimin e BE-së”, shkruan Insajderi.

“Do të jetë takimi më i rëndësishëm deri më tani”, tha zyrtari, siç e citoi portali evropian “Euractiv”, duke e vënë në kontrast me takimet e mëhershme si takime për menaxhimit të krizave.

Ndërsa udhëheqësit nuk pritet të debatojnë vetë planin, Brukseli do të jetë i hapur për të diskutuar zbatimin e tij, tha zyrtari i lartë i BE-së. Propozimi përmban gjithashtu një aneks “me një kalendar të qartë veprimesh se kur dhe si duhet të ndodhin gjërat”.

Gjithashtu, për herë të parë, do të parashikonte një mekanizëm që do të monitoronte zbatimin, duke e ngjasuar atë me procesin e anëtarësimit në BE, me BE-në që i raporton rregullisht shteteve anëtare për progresin e bërë.

Njohja de-fakto dhe Asociacioni

“Ju keni dëgjuar dhe disa prej jush kanë shkruar se ky dokument ka të bëjë me njohjen de fakto dhe po ka të bëjë me njohjen de fakto”, u tha gazetarëve zyrtari i lartë i BE-së.

Kurti më herët ka thënë se plani është një njohje de facto e Kosovës nga Serbia, ndërsa Vuçiq ka insistuar se nuk është kështu.

“Ka shumë substancë në këtë dokument (BE) që do të relaksonte shumë atmosferën dhe do të largonte kaq shumë nga këto pengesa,” shtoi ai.

EURACTIV kupton se Përfaqësuesi Special i BE-së Lajčák kishte bërë gjithashtu përpjekje për të kontaktuar me mosnjohësit e BE-së, duke u dhënë atyre një prezantim të detajuar të procesit.

Pesë vende të BE-së – Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania, Greqia – kanë refuzuar të njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

“Do të ketë një situatë të re në terren dhe do të ketë pritje të një reagimi prej tyre – sa pozitive nuk mund të them, por ato vende po e ndjekin procesin me kujdes”, tha zyrtari i lartë i BE-së.

Çështja më e diskutueshme në bisedimet e së hënës pritet të jetë një asociacion i planifikuar i komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin Prishtina frikësohet se mund të krijojë një rajon të shkëputur.

Kosova argumenton se një organ i tillë do t’i jepte Beogradit një ndikim të madh në vendin e tyre, ndërsa serbët thonë se është i nevojshëm për të mbrojtur të drejtat e tyre/Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark