×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hiqen kamerat ilegale në Shtërpcë

    Insajderi
    04 May 2023 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se i ka konfiskuar kamerat ilegale në Komunën e Shtërpcës, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.

    Nga AIP kanë thënë se largimi i tyre u bë pas inspektimeve të bëra, ndërsa ka thënë se do t’i trajtojë të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Kjo do të bëhet me qëllim të sigurimit të privatësisë së qytetarëve.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka konfiskuar kamerat ilegale në Komunën e Shtërpcës. Agjencia për Informim dhe Privatësi pas inspektimeve të bëra sipas planit të inspektimeve, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Republikës së Kosovës, ka larguar dhe konfiskuar sot kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në hapësirat publike të Komunës së Shtërpcës”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark