×
Show / Fashion

Historia e bakllavasë

Insajderi
04 June 2019 - 13:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Atmosfera e festave do të ishte shumë çalamane nëse do të mungonte më e pa munguara, simboli e miti i festimeve, bakllavaja.

Fjala bakllava e ka prejardhjen nga rrënjët mongole “bayla”, mblidh ose lidh, duke u përzier me fundoren foljore “v” të turqishtes.

Duke qenë se është sjellje tipike njerëzore të përvetësosh më të mirën, këtë kanë bërë edhe shumë shtete dhe popuj duke e përvetësuar bakllavanë si të tyren.

Një mendim i gjerë i përkon idesë se asirianët rreth shekullit 8 para Lindjes së Krishtit gatuanin një lloj ëmbëlsirë me brumë dhe arra të copëtuara, të cilën e piqnin mbi soba druri.

Por nëse do të na duhej të zgjidhnim prejardhjen e bakllavasë, me origjinën e së cilës mburret secili, do të ishte më e dorës një zgjidhje e shpejtë “sa për mbiemër”, të luhej me lojën letra me vrimë ku kandidatët kryesorë, krijues të bakllavasë, do të ishin osmanlinjtë, grekët, arabët, bullgarët etj.

Megjithëse vërtetimi me përqindje më të lartë nuk ka për të ndodhur asnjëherë, gjasat më të përafërta iu atashohen osmanlinjve. Gjithmonë, sipas fjalëve në shekuj, bakllavaja i hyri tryezave osmane nga fundi i shekullit XV. Deri në shek. XIX bakllavaja konsiderohej ushqim për të pasurit, ndërkohë që në Turqi ekziston edhe përdorimi i shprehjes më komune për të shprehur varfërinë: “Unë nuk jam aq i pasur sa të ha bakllava dhe byrek çdo ditë”.

Evoluimi i bakllavasë nuk u bë vetëm në përdorimin e klasave të ndryshme shoqërore, pasi në fillim përgatitej vetëm për pasanikët apo shije, por pas tre shekujsh shijimi, asaj iu shtua edhe një tjetër kriter bazë, paraqitja dhe kjo ndjekur nga hallka më e re e pranishme në masivitet në ditët e sotme, me tregtimin e saj.

Në fillimet e saj bakllavaja bëhej herë me stika, herë me oriz, herë me kajmak, bajame, rrush të thatë apo arra, ndërsa sot bëhet me shurup trëndafilash apo bakllava me pak yndyrë dhe me sa më pak brumë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark