Pasi përpjekjet në fushatë i kanë dështuar dhe kandidati i pavarur Netu Shuteran Vala në Jalanddharin indian ka marrë vetëm pesë vota, është shprehur se më së shumti e ka goditur fakti se ka nëntë anëtarë të familjes
“Zotëri, ndonëse kam nëntë anëtarë të familjes, kam marrë vetëm pese vota”, ka thënë duke qarë para kamerës.
Në pyetjen se a do të thotë kjo se anëtarët e familjes së tij nuk kanë votuar për të, ai është përgjigjur: “Jo, mendoj se ka ndodhur mashtrim”.
Doli se gazetari me apo pa vetëdije ka mashtruar, se Netu ka marrë më shumë se pesë vota, i ka fituar 856, që edhe më tej është vetëm 0,08 e trupit votues, por megjithatë është 150 herë më shumë e asaj që ka menduar, transmetojnë mediet.