×
Show

“Hollywood”, në duart e kinezëve

Insajderi
18 October 2016 - 19:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

16 deputetë të Kongresit kërkojnë ndërhyrjeni Komisionit të fuqishëm Federal të Kontrollit mbi Investimet e huaja në vend. Njeriu më i pasur i Kinës, Wang Jianlin, presidenti miliarder i “Dalian Wanda Group”, ka zbarkuar në Los Angeles me një mision.

Për 2.6 miliardë dollarë, ai ka blerë rrjetin e kinemave “AMC Entertainment”, ka shpenzuar 3.5 miliardë për blerjen e studiove “Legendary”, të famshme për seritë “Godzilla”, e po përpiqet gjithashtu të tërheqë producentët në vendin e tij të lindjes.

Grupi që Jianlin drejton i ka ofruar 40% zbritje të çmimit producentëve të kualifikuar, që përdorin studiot e reja të tij në Qingdao të Kinës. Gjithçka në emër të një bashkëpunimi më të mirë mes filmbërësve amerikanë e atyre kinezë.

“Kjo nuk është garë me ‘Hollywood’-in. Kjo është një mundësi e mirë për ‘Hollywood’-in”, tha Wang Jianlin, president i “Dalian Wanda Group”.

Në shënjestrën e lobistit Rick Berman ka përfunduar edhe Jack Ma i “Alibaba”, që ka arritur marrëveshje me Steven Spielberg për të prodhuar disa filma bashkë.

Pasojat e pushtimit komunist të kinematografisë sonë do të shihen shumë shpejt, – thotë Berman, – sepse në filmat tanë nuk do të ketë më asnjë kinez të keq! “Neë York Times” ka vënë re edhe ai se prej disa vitesh tashmë, të “ligjtë” e ‘Hollywood’-it nuk vijnë më nga Pekini dhe zonat përreth tij.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark