×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Homofobët e VV-së”, si reaguan ata kur panë dy meshkuj e dy femra duke i shprehur dashur njëri-tjetrit

    Insajderi
    18 October 2020 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Donika Gashi, Leonora Shabani-Bajraktari janë dy anëtaret e Lëvizjes Vetëvendosje të cilat janë shprehur kundër komunitetit LGBTI, ndonëse kjo e dyta shprehet se nuk është tërësisht kundër, pasi ky komunitet mbrohet edhe me Kushtetutë të Kosovës.

    Anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh asamblesistes në komunën e Prishtinës, Leonora Shabani-Bajraktari, i është dukur i tepërt një spot ku një vajzë i propozon një vajze martesë.

    Sipas saj reklamat në televizion, të sponzoruar nga ta, ku një vajzë i propozon vajzës tjetër martesë, është e tepërt.

    Sot, ajo në profilin e saj në Facebook ka thënë se “…reklama në TV e sponzoruar nga komuniteti LGBT, ku një vajzë i propozon vajzës tjetër martesë, po më duket e tepërt”.


    Madje, anëtarja e VV-së shprehet se reklama të tilla nuk ia ka kapur syri asnjëherë nëpër televizionet ndërkombëtare.


    E dy vit më parë një gjuhë tejet vulgare ndaj komunitetit LGBTI, e kemi parë edhe nga anëtarja tjetër e Vetëvendosjes, Donika Gashi.

    Ajo i quajti anëtarët e këtij komuniteti të sëmurë dhe “shkije”.


    Në një postim në profilin e saj në Facebook të datës 9 tetor të 2018-s, një ditë para mbajtjes së Paradës së Krenarisë “Në emër të lirisë” që mblodhi në sheshin e Prishtinës mijëra pjesëtarë dhe mbështetës të këtij komuniteti, Donika Gashi, e “konsideron homoseksualizmin si sëmundje dhe çështje epshi të pakontrolluar” dhe i krahason pjesëtarët e këtij komuniteti si “shkije”, një term fyes që shqiptarët e përdorin ndaj serbëve.

    Deklarata skandaloze e anëtares së Vetëvendosjes vjen pas një rrëfimi personal për një udhëtim të saj në Gjermani ku tregon se është “shokuar kur ka parë dy djem duke ecur dorë për dore”.

    Më pas Donika Gashi përdorë termin “shkije” për të shpjeguar homoseksualët për të përmbyllur me konstatimin e saj fyes dhe denigrues ndaj komunitetit LGBTI.

    “Homoseksualizmin e konsideroj sëmundje dhe çështje epshi të pakontrolluar“, pati thënë ajo paragrafin e parafundit të postimit të saj.
    Por, jam pajtuar që edhe ndër ne ka këso “shkijesh” të cilët kanë të drejtë të jetojnë ashtu si duan vetë”, shkruan Donika Gashi në postimin e saj në Facebook, përkundër faktit se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka larguar homoseksualitin nga lista e çrregullimeve mendore.


    Ajo “ zgjedh t’a kundërshtoj ‘Paradën e “krenarisë”!’ dhe në mënyrë kategorike refuzon ta besoj që ai marshim ka të bëj me ndonjë vlerë”, duke rënë ndesh komplet me atë çfarë Vetëvendosje dhe vet lideri i saj Albin Kurti propagandon si vlera të shoqërisë dhe shtetit që pretendonte të qeveriste.

    Ndaj kësaj deklarate të Gashit, pati reaguar Tinka Kurti, atëkohë zëdhënëse e Vetëvendosjes ku kishte thënë se “Anëtarët e LV shprehin edhe qëndrime personale, por jo, ato nuk janë qëndrime të Lëvizjes Vetëvendosje”.

    Haptazi homofob u shpreh edhe një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Pikërisht në ditën kur u mbajt Parada e Krenarisë në Prishtinë, deputeti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani u shpreh kundër këtij organizimi.

    Rrahmani ka deklaruar përkrhë vetëm familjet tradicionale.

    “Nuk ka më mirë se të jesh prind, të thërrasë nënë❤, babë❤ vajzë, djalë, gjysh, gjyshe….! Angazhimi im politik ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, angazhimi im politik bëhet për një familje ku ka nënë, babë, djalë, vajzë, gjyshe, gjysh”, kishte shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Insajderi.

    Vlen të theksohet se edhe Shkelzen Gashi, ish-themelues i Vetëvendosjes njëherit ish-këshilltar i Albin Kurtit sa ishte kryeministër kishte ironizuar me orientimin seksual të ambasadorit amerikan Richard Grenell.

    “Hajde-hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë”, kishte Gashi në Twitter, për ta fshirë më pas postimin.

    Kjo ndodhi në kohën kur Kurti kishte ballafaqime, përgjigje e kundërpërgjigje në distancë me të dërguarin e Trumpit për bisedimet Kosovë-Serbi.


    Madje, edhe aktivistë e simpatizantë të Vetëvendosjes e sulmuan në këtë pikë ambasadorin Grenell, në orientimin e tij seksual.

    Albin Kurti, është ndër të vetmit lider politik në Kosovë që asnjëherë nuk ka dalë në Paradën e Krenarisë dhe shpesh është parë duke ‘pleqëruar’ nëpër oda burrash.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark