×
Show / Fashion

Horoskopi i muajit Qershor 2019 – zbuloni surprizat që do të kenë 12 shenjat e zodiakut këtë muaj

Insajderi
09 June 2019 - 13:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dashi

Nëse do dini si të silleni gjatë këtij muaji keni për të pasur shumë sukses. Merrini vetë në dorë frenat e jetës dhe nuk keni për t’u zhgënjyer asnjë çast. Ju të dashuruarit duhet ta lini tjetrin te shprehet lirshëm sepse përndryshe do futeni ne konflikte. Fundi i muajit mund të jetë më delikati nëse nuk arrini te vendosni rregullin ne jetën tuaj. Beqaret nuk do kenë takime te veçanta dhe shpesh mund te mërziten nga jeta qe bëjnë. Kohe te lire do kenë plot, por pa emocion. Shëndeti në shumë momente do kenë shqetësime, megjithatë gjera serioze nuk do ndodhin. Mundohuni te kujdeseni me shume për veten. Me shpenzimet do jeni shumë dorëlëshuar dhe nuk do mendoni aspak se ne një moment situata mund te përkeqësohet. Ne pune askush nga kompania nuk do ju mbështesë ne sipërmarrjen tuaj dhe do zhgënjeheni. Për fat familja nuk do ju braktisë.

Demi

Gjate këtij muaji do keni shume polemika dhe shpesh nuk do dini çfarë hapi te hidhni. E mira është qe ne çdo rast te bini ne konsensus me te tjerët. Jeta sentimentale e çifteve, për fat te mire, nuk do preket aspak nga problemet familjare. Ne përgjithësi ambienti do jete i ngrohte dhe emocionet nuk do shuhen. Edhe beqaret do kalojnë momente te veçanta me disa persona te rinj qe do takojnë. Java e fundit mund te ketë edhe te reja. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Do ndiheni pa fuqi dhe do keni nevoje për kura vitaminash, mineralesh dhe karbohidratesh. Financat do jene te mira, jo për shkak te maturisë tuaj, por për shkak te zemërgjerësisë se yjeve qe do ju ndihmojnë se tepërmi. Punës nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur dhe kjo do jete ne demin tuaj. Disa kolege qe mezi po e prisnin këtë mundësi do përfitojnë.

Binjaket

Humori juaj do jete i paqëndrueshëm gjate këtij muaji dhe kjo gjë mund t’iu sjelle here pas here probleme. Do keni dëshirë te bëni atë qe mendoni dhe nuk do ju pëlqejë te kundërshtoheni nga te theret. Për çiftet 10 ditët e para do jene me delikatet. Po i kaluan ato me qetësi dhe maturi marrëdhënia do ju behet shume me emocionuese me pas. Beqaret do afrohen edhe me shume me personin qe dashurojnë prej kohesh. Java e fundit mund te sjelle edhe ndonjë surprize te këndshme. Shëndeti nuk do jete i kënaqshëm për shkak te stresit te madh qe do kaloni. Mundohuni te relaksoheni. Ne planin financiar bëni kujdes mos luani me zjarrin sepse do digjeni keq. Ne pune perspektivat janë goxha te mira, por ju duhet te përpiqeni me shume. Pranoni edhe te bashkëpunoni me persona te tjerë vetëm qe t’ia dilni me shpejt.

Gaforrja

Ky do jete një muaj i paqëndrueshëm për te gjithë. Ata qe janë ne një lidhje do kenë komunikim te hapur, por kjo here do ndikoje për mire e here për keq. Disa kohe do jene pasionante dhe do i shprehin ndjenjat dhe here te tjera do debatojnë dhe do këmbëngulin se ata kane te drejte. Beqaret do e kenë shume te vështirë te joshin sidomos 15 ditët e para te muajit. Do i vere re pafund defektet e te tjerëve dhe nuk do binden. Fatmirësisht javët e fundit do ndryshojnë mendim dhe sjellje. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Nuk do jeni aq energjike sa me pare dhe stresi mund te japë edhe probleme te tjera. Ne planin financiar do jete një sfide shume e madhe rregullimi i financave. Do mundohen, por jo te gjithë do ja dalin. Ne pune do keni përballje te forta me koleget dhe shefat, por nuk do tërhiqeni.

Luani

Këtë muaj nuk do jeni aspak racionale dhe here pas here mund te bëni gabime. Gjithsesi e mira është qe do i kuptoni ato dhe do mundoheni t’i ndreqni me çdo mënyrë. Te dashuruarit duhet ta hapin sa me shume zemrën e tyre dhe t’i shprehin ndjenjat pa pasur frike. Partneri nuk do i lëndojë asnjë çast edhe pse nuk do mungojnë ne disa dite mosmarrëveshjet. Beqaret do marrin fryme me lirisht dhe do ndihen gati për te filluar lidhje me personat qe i joshin prej kohesh. Gjendja shëndetësore do ketë ulje dhe ngritje. Nuk do jete një muaj tërësisht i qete siç e keni dashur. Ne planin financiar do bëni gabimet me te mëdha. Nuk do logjikoni para se te hidhni hapa dhe pasojat do jene te renda. Puna ka për te ecur mire, por nuk duhet ta teproni shume me ngarkesën.

Virgjëresha

Këtë muaj duhet te bëni me shume përpjekje për te vendosur qetësinë dhe harmoninë ne familje, ne shoqëri apo edhe ne jetën tuaj ne çift. Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini gabimet. Ata qe janë ne një lidhje gjysmën e muajit do kenë një marrëdhënie te tensionuar dhe stresuese, ndërsa me pas atmosfera do behet interesante dhe here pas here nuk do mungojnë surprizat. Për beqaret është muaji ideal për te kërkuar dashurinë. Beni çdo gjë qe do e mendoni te arsyeshme. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla qe do vijnë si pasoje e lodhjes ne pune, por asgjë për t’u alarmuar. Ne planin financiar merrni masa strikte dhe pranoni mbështetjen e disa miqve te vjetër. Ne pune do doni te jeni gjithmonë ne qendër te vëmendjes dhe pa dashje mund te bëni edhe gabime.

Peshorja

Këtë muaj jeta juaj familjare dhe ajo shoqërore do kenë me tepër rëndësi se me pare. Nuk do i lini asnjë moment pas dore ata qe doni. Për çiftet java e pare ka për te qene fantastike ndërkohë qe pjesa tjetër do ketë edhe ndonjë problem te vogël. E mira është qe gjithmonë te bëni atë qe mendoni pa dëgjuar se çfarë thonë te tjerët. Për beqaret me shume gjase do jene disa miq te vjetër ata qe do i shihni si pretendente kryesore për te kaluar jetën. Vetëm ata do ju duken perfektë. Shëndeti nuk do jete i keq, por here pas here mund te keni edhe ndonjë dhimbje koke, mesi apo shpine. Financat do i keni gjithë kohës nen kontroll. Shpenzime te mëdha nuk do kryeni kurrsesi. Ne pune bëni atë qe keni planifikuar dhe mos u ndikoni nga koleget. Ka mundësi qe shefat te mahniten dhe t’iu bëjnë propozime interesante.

Akrepi

Jeta familjare nuk do ece shume mire gjate këtij muaji dhe kjo gjë do ju mërzitë here pas here. Mundohuni te flisni hapur për gjithçka ne mënyrë qe te mos keni hatër-mbetje me vone. Jeta ne çift, gjysmën e muajit, do jete e trazuar dhe nuk do mungojnë as debatet. Partneri nuk do dije si te sillet me ju ne fakt sepse do ju ndryshoje shpesh humori. Beqaret do realizojnë disa takime, por nuk do arrijnë dot te fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Do ju duhet te presin edhe pak kohe. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Mund te prekeni nga gripi, do keni temperature dhe nuk do ndiheni ne formën e duhur. Ne planin financiar do jeni me te motivuar dhe do arrini ta kontrolloni vetëm për sa ju përket shpenzimeve. Ne pune do jeni kreative dhe do bëni te pamundurën qe te arrini atje ku dëshironi.

Shigjetari

Gjate këtij muaji nuk do keni aspak probleme me partnerin tuaj, përkundrazi tensioni do ulet ndjeshëm. Do doni te bëni edhe gjera te jashtëzakonshme vetëm qe te përjetoni kënaqësi sa me shume. Si ju ashtu edhe partneri do e dëgjoni me kujdes njeri-tjetrin dhe nuk do i shkoni aspak kundër. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin shume rreziqe vetëm qe ta ndryshojnë statusin sepse do pendohen me vone. E rëndësishme për t’u thënë është qe statusi do ndryshoje deri ne fund te muajit. Shëndeti për fat te mire nuk do jete problematik, përkundrazi edhe ata qe kane pasur shqetësime do ndihen me te qete. Ne planin financiar do keni vështirësi te shumta për ta mbajtur situatën te stabilizuar pasi do jeni te detyruar te shpenzoni për gjera jetike. Ne pune nuk duhet te ndakeni edhe sikur t’iu dalin sfida te vështira. Gjithçka mund te kalohet.

Bricjapi

Deri ne datën 20 te këtij muaji do jete një periudhe e qete. Do merreni vesh si duhet me te gjithë ata qe ju rrethojnë. Vetëm ditët e fundit duhet te bëni kujdes me gjestet. Ata qe janë ne një lidhje do kenë një muaj reflektimi. Ne datës 12 ose 13 mund te merren edhe disa vendime me rëndësi. Beqaret do kenë njohje te njëpasnjëshme, por vetëm me disa persona do mund te arrijnë te hedhin hapa me tutje. Gjithsesi ne çdo moment lërini gjerat te rrjedhin natyrshëm. Shëndeti do jete here i mire dhe here me disa shqetësime te vogla. Deri ne mes te muajit tregohuni te matur me ushqimin dhe kujdes me ngarkesat. Me financat do bëni disa gabime te cilat mund t’iu kushtojnë. Dëgjojini këshillat e kolegeve specialiste financiare. Ne pune, duke filluar nga data 10 do ketë vetëm gjera pozitive dhe arritje.

Ujori

Gjate këtij muaji do iu jepni rëndësi prioriteteve dhe do arrini qëllimet qe i kishit vene vetes. Ju te dashuruarit do pajtoheni me ne fund me atë qe keni ne krah. Me sharmin dhe sinqeritetin qe ju karakterizon do e bëni partnerin t’iu dashuroje si dikur. Çdo dite do mbizotërojë harmonia. Beqaret do krijojnë baza te forta dhe do përgatisin terrenin e duhur për te krijuar lidhjen e ëndrrave. Shume gjera për ta do ndryshojnë nga fundi i muajit. Gjendja shëndetësore ne shume momente do ketë shqetësime te vogla shkaktuar nga stresi dhe pagjumësia, por javët e fundit do jene shume me ndryshe. Me financat tregohuni sa me realiste sepse situata mund te marre tatëpjetën atëherë kur nuk e prisni. Ne pune do jeni mjaft serioze dhe do i mahnitni te gjithë me arritjet qe do keni. Ky do jete muaji më i mirë i këtij viti.

Peshqit

Ditët e para të muajit gjërat nuk do ecin aspak mirë mes jush dhe familjarëve apo miqve. Mund të kaloni momente të tensionuara dhe herë pas here do jeni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni. Edhe për të dashuruarit do jetë pak a shumë e njëjta gjendje. Gjithsesi të gjitha problemet do zgjidhen shpejt dhe që nga mesi i muajit e më tej, bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqarët as që do mundohen aspak për të gjetur personat e duhur, pasi mundësitë do jenë të pafundme. Shëndeti ka për të qënë i shkëlqyer. Do ndiheni në formë të përkryer. Financat do mbeten të qëndrueshme, por jo aq sa për të investuar shuma marramendëse. Në punë nuk do ju mundojë as energjia dhe as këmbëngulja për të arritur atje ku dëshironi. Pas datës 20 duhet të bëni kujdes nga disa kolegë që do duan t’iu prishin planet.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark