×
Show / Fashion

Horoskopi javor: Mësoni kë e pret ngritja e pagës, kë e pret puna e re, kush do të fillojë aventurë të zjarrtë

Insajderi
10 June 2019 - 11:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lexoni se çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë, në dashuri, a do të pajtoheni me familjarët, çfarë shëndeti do të keni dhe a do të bëni investime

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Më shumë do të interesoheni për aktivitete praktike dhe idetë e reja do t’i aplikoni menjëherë në jetë. Pos kësaj, kjo është periudha kur do të mund të prisni komplikime në sferën e financave. Megjithatë, pos shpenzimeve të papritura, janë të sigurta edhe fitime të dukshme financiare, kështu që nuk ka arsye të tepruar për brengosje. Në vendin e punës keni presion me të cilin, tani për ani, me sukses po përballeni, transmeton Telegrafi.

Shëndeti: Probleme me lukthin.

Dashuria: Në horizont është një konflikt apo kontest rreth financave të përbashkëta. Personi i dashur mund të reagojë vrullshëm ndaj asaj që konsiderohet që është e panevojshmetë shpenzoni para. Njëkohësisht, jeta juaj shoqërore është në ngritje, jeni të rrethuar me njerëz kreativë të cilët ju inspirojnë.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Jeni duke u brengosur, sepse ju mungon përkrahja të cilën e keni pritur. Veç kësaj, nëse këto ditë do të shkoni në një udhëtim, jini të gatshëm që do të keni komplikime, probleme në kufi dhe vonesa. Jeni duke intensifikuar komunikimin me personat të cilët gjenden jashtë shtetit, mirëpo ende nuk mund t’i realizoni. Gjithsesi, nga kjo periudhë e pakëndshme fatmirësisht, do të dilni pa pasoja.

Shëndeti: Dhembje në fyt.

Dashuria: Problemet financiare po ndikojnë në familjen tuaj. Jeni të ndjeshëm ndaj humorit të keq në rrethin e afërt, mirëpo kjo mund të çojë deri në tensione, por që do të jenë kalimtare. Deri në fund të javës tensionet do të dobësohen, harmonia do të krijohet, andaj mund të merrni frymë dhe gjithë kujdesin do ta orientoni në aktivitete të tjera.

BINJAKËT (21.04 – 21.05)

Puna: Nëse këto ditë prisni ndonjë zgjidhje apo vendim nga personat kompetentë, është shansi i madh t’ju presin rezultate të pavolitshme. Nga ndonjë arsye shumë gjëra nuk i shikoni në mënyrën e drejtë, jeni të ekspozuar ndaj mashtrimeve, veprimeve pas shpine dhe qëllimeve të këqija të njerëzve të cilët kanë rastin të vendosin për ju. Nëse shkoni në gjyq, përpiquni të shkoni më vonë në mënyrë që të evitoni humbjet.

Shëndeti: Kini kujdes me ushqimin.

Dashuria: Jeni të interesuar vetëm për nevojat tuaja. Po kënaqeni me personin e dashur, sepse dëshironi ta ruani vetëm për vete çdo moment të kaluar me të. Megjithatë, njëherësh po ju tërheq sfida që të mos lëshoni asnjë ngjarje shoqërore në të cilat jeni të ftuar.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Përpiquni t’i zgjidhni situatat për të cilat, deri tani, nuk jeni kujdesur. Përkrahja po ju arrin nga eprorët, mirëpo ju këtë po e përjetoni si presion dhe së tepërmi po angazhoheni në punë. Me hidhërim po pengoni atë që me lehtësi mund ta bëni, nuk po shihni që po ju hapet perspektiva jo e përditshme, të cilën do të mund ta festoni përgjithmonë.

Shëndeti: Dhembje e këmbëve.

Dashuria: Në sferën e dashurisë po zhvillohet një luftë e vështirë. Diçka nuk po ju lejon që të hiqni dorë nga qëndrimet tuaja, po ashtu edhe pala tjetër. Nëse nuk gjeni mënyrë që t’i zgjidhni mosmarrëveshjet, çdo hamendje çon në ftohje të përhershme dhe në ndërprerje të marrëdhënieve emocionale.

LUANI (23.7 – 22.8)

Puna: Kjo është periudhë e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve me bashkëpunëtorët. Në jetën tuaj po hyjnë njerëz me ndikim, mirëpo duhet patjetër të kujdeseni që, për shkak të nevojës tuaj që t’i ngazëlleni të mos i largoni nga ju. Ambienti i punës po përmirësohet, por njëkohësisht edhe disa veprime prapa perdeve po e arrijnë kulmin. Për t’i shmangur komplikimet kini kujdes se me kë po bisedoni.

Shëndeti: Pagjumësia është e shkaktuar nga nervozizmi.

Dashuria: Keni ndjenjën që diçka në lidhjen tuaj nuk është në rregull. Sado që të jeni të sigurt në supozimet tuaja, nuk do të keni mënyrë t’i dokumentoni. Dyshimet sjellin re të errëta në sferën e dashurisë suaj, andaj ngushëllim mund të kërkoni në një aventurë dashurore, e cila, pos që është e zjarrtë, njëherësh edhe afatshkurtër.

VIRGJËRESHA (23.08 – 22.09)

Puna: Obligimet po ju grumbullohen, po merrni gjithnjë e më shumë punë dhe njëherësh edhe përgjegjësi. Është momenti i duhur ta riorganizoni punën tuaj, qoftë kur është fjala për rirregullim personal apo ndarje të obligimeve me të cilat një pjesë e barrës suaj do ta kaloni te personat me të cilët po bashkëpunoni. Sidoqoftë, është periudhë e shkëlqyeshme për hapa të mëdhenj me të cilët do t’i siguroni vetes ardhmëri më të mirë, transmeton Telegrafi.

Shëndeti: Kujdes me ushqimin.

Dashuria: Marrëdhënia me peronin e dashur po hyn në fazën në të cilën nuk ka mospajtime rreth të cilave më parë jeni ngatërruar. Jeni plot rrezatime pozitive, andaj me lehtësi do t’i kaloni të pengesat të cilat më parë vështirë i keni kaluar. Një renesancë e vogël ju mbush energji të dukshme, e cila do t’ju nevojitet në periudhën e ardhshme.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Dëshironi që ta përfundoni çdo gjë dhe me hapa të mëdhenj të vazhdoni përpara. Kujdes të mos e teproni, kjo posaçërisht vlen për vëllim të punëve të cilat po ia ngarkoni vetes. Në këtë periudhë financat po ju brengosin, mirëpo jo më shumë seç ju takon juve. Nëse merrni ftesë nga personat nga e kaluara, do t’ju sjell informacione të cilat do t’ju jenë të rëndësishme në të ardhmen.

Shëndeti: Kujdes me mushkëritë.

Dashuria: Po i zmadhoni disa probleme, kohën kalojeni duke u përpjekur që me bisedime t’i zgjidhni dilemat. Çfarëdo qëndrimi që të merrni, bisedat nuk do të rrjedhin në të dy drejtimet, sikur jeni duke biseduar me vetveten. Kjo ju frustron, prandaj, nëse nuk ndërpritni me kohë, është e mundshme grindja serioze të cilën, më vonë, vështirë do ta kapërceni.

AKREPI (23.10 – 22.11)

Puna: Në periudhën në të cilën jeni është e domosdoshme të jeni posaçërisht të kujdesshëm në mënyrë që ta evitoni çdo lloj agresioni në ambientin e punës. Veç kësaj, kujdes nga lëndimet, posaçërisht nëse diçka e tillë është e mundshme në vendin tuaj të punës. Intensifikimi i të gjitha marrëdhënieve mund të jetë tepër kërkues për psiken tuaj, andaj edhe kjo mund të rezultojë me shpërthim të pakontrolluar.

Shëndeti: Kënaquni me të gjitha ato gjëra që mund t’i ndieni, t’i prekni, apo t’i shijoni.

Dashuria: Jeni të ekspozuar ndaj sulmeve nga të gjitha anët, andaj as kjo sferë jetësore nuk do të jetë e kursyer. Është e sigurt një bisedë me personin e dashur, mirëpo nëse nuk do të keni mjaft durim, biseda dinamike mund të shndërrohet në grindje të rreptë nga e cila e vetmja zgjidhje do të jetë ndarja. Tërhiquni me kohë.

SHIGJETARI (23.10 – 22.11)

Puna: Vetëbesimi seriozisht ju është luhatur. Në komunikim jeni të ngutshëm të kujdesshëm, çdo gjë po funksionon siç duhet, mirëpo rezultatet mungojnë. Çështjet financiare po ju rëndojnë, mirëpo në atë sferë nuk ka zgjidhje tjetër vetëm që me durim të prisni që kjo periudhë e mundimshme të përfundojë. Lajme pozitive po arrijnë nga persona zyrtarë. Megjithatë, kjo nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet.

Shëndeti: Jeni të prirë që të tërhiqeni dhe një periudhë të gjatë ta kaloni në vetmi. Nëse keni partner, fatmirësisht, ai do të ketë mirëkuptim për heshtjen tuaj, mirëpo nëse nuk kenipatner, është i mundshëm të vendosni kontakte me personin i cili në njëfarë mënyre është i pazakonshëm dhe ju ngarkon me problemet e tij të çuditshme.

Dashuria: Dhembje të këmbëve.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Dikujt kjo periudhë do t’i sjellë avancim dhe për të cilin do të jenë krenarë. Megjithatë, nëse veproni në mënyrë të pamatur mund të bëni zgjedhje të gabueshme dhe kështu të humbni çdo gjë që ju ofrohet. Këto ditë asgjë nuk po ju ecën pa komplikime, mirëpo lajm i mirë është që ju megjithatë mund të arrini sukses nëse keni durim të mjaftueshëm dhe jeni këmbëngulës.

Shëndeti: Kujdes mushkëritë.

Dashuria: Aspektet e pavolitshme të cilat përshkruajnë jetën tuaj dashurore këto ditë po paralajmërojnë dinamikë të plotë në marrëdhëniet me partnerin, mirëpo njëherësh edhe probleme që vështirë zgjidhen. Disave kjo periudhë do t’u sjellin komplikime serioze në marrëdhëniet emocionale të cilat do të lënë pasoja afatgjate.

UJORI (21.1 – 19.02)

Puna: Gjatë kësaj periudhe jeni plot energji dhe jetë. Keni autoritet dhe vetëbesim të madh, andaj me lehtësi do të ndikoni te të tjerët. Mund të merrni mirënjohje, si shenjë e kujdesit të vogël për angazhimin tuaj të mëparshëm. Një person i rëndësishëm mund të provojë të ndikojë në ju, mirëpo ju do të jeni të vetëdijshëm për qëllimet e këqija. Dikush nga rrethi juaj dëshiron t’ju thotë diç në besim.

Shëndeti: Jeni plot energji pozitive.

Dashuria: Është koha për zbukurim, ndonëse nga ju edhe pa të po shkëlqen energjia e romantikës sikur keni dalë nga ndonjë përrallë. Disa nga ju në këtë periudhë vërtet do të jenë të dashuruar, ndërsa ata të cilët janë të lirë do t’i përkushtohen fantazisë dhe pritjeve të takimit të gëzueshëm. Qëndroni me këmbë në tokë në mënyrë që ta evitoni zhgënjimin.

PESHQIT (20.2 – 20.03)

Puna: Ju mundojnë problemet profesionale. Është e nevojshme të vendosni ekuilibrin midis kërkesave të eprorëve dhe nevojave private. Njëherësh, është periudhë e pakëndshme për çfarëdo marrëdhënie me publikun. Çdo gjë që bëni do të vlerësohet në mënyrë të gabuar. Jini të kujdesshëm në komunikim, janë të mundshme mospajtimet, posaçërisht në vendet ku merren vendime për ju.

Shëndeti: Kujdes nga alergjitë

Dashuria: Jeni të orientuar në tërësi në aktivitete profesionale, andaj kjo shprehet në statusin emocional. Ju rrethojnë njerëzit të cilët janë të përfshirë në veprime pas perdeve, ndërsa në mesin e tyre është edhe një person i gjinisë tjetër i cili do t’ju joshë fshehtas. Janë të sigurta bisedime të fshehta, korrespondencë, madje edhe aventurë kalimtare. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark