×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoti: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër

    Insajderi
    13 September 2023 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, nuk është shprehur optimist për ndonjë rezultat pozitiv në takimin e nesërm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Hoti tha se në këtë takim negociohet vetëm për “zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër”.

    Sipas tij, në Bruksel nuk do të diskutohet njohja reciproke, pasi thotë se Kosova ka hequr dorë nga kjo.

    “Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër”.

    “Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, shkroi Hoti në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark