×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hovenier: FSK-ja shpëtoi jetë në Turqi, jemi partnerë krenarë

    Insajderi
    21 February 2023 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka theksuar mbështetjen dhe mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e kthimit të pjesëtarëve të FSK-së nga Turqia që ndihmuan në operacione të kërkim-shpëtimit pas tërmetit tragjik.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mirënjohjen e tyre të thellë ndaj ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës teksa janë kthyer në shtëpi në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

    Hovenier ka shtuar se ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë.

    “ShBA-të janë një partner krenar i FSK-së”, ka vijuar tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark