×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier konfirmon krisjen e raporteve me Qeverinë Kurti për shkak të dinarit

    Insajderi
    15 February 2024 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier ka bërë edhe një thirrje që të pezullohet vendimi i BQK’së për dinarin.

    “Mesazhi amerikan është i qartë, pezullojeni rregulloren”, tha ai në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur sot për media.

    Tutje, ambasadori kritikoi qeverinë Kurti që nuk është angazhuar si partnere për bashkëpunim në këtë çështje, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ne do të shpresonim që qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohet si partner që ta zgjidhim këtë çështje së bashku në vend se të marrim veprime të njëanshme dhe drejtpërdrejt dhe në të kundërtën e asaj që kemi kërkuar jemi të shqetësuar që Qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e ka bërë këtë dhe çfarëdo lloj sygjerimi që gjërat janë në rregull dhe marëdhëniet e tilla i vazhdojnë nuk është e vërtetë jemi të brengosur dhe toni nga O’Brien e thotë këtë shumë qartë”, është shprehur Hovenier.

    Më tutje Hovenier ka ritheksuar se Qeveria nuk po punon në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Nuk duam të jemi në këtë rrethanë duam të jemi në rrethana tjera shtetet e bashkuara përkushtohen për popullin e Kosovës dhe jemi plotësisht të përkushtuar dhe të shtunën do të festojmë përvjetorin e pavarsisë dhe do të jemi për festuar ato që kemi arritur së bashku por kjo nënvizon prap atë se sa problematikisht është duke u parë ky moment pra qeveria nuk po duket që po punon në partneritet me neve pra duhet të shmangim gjëra të tilla që mos të ndodhin në të ardhmen”, ka thënë Hovenier.

     Për fund Hovenier ka thënë se nuk është “shumë e mençur” që Qeveria të mos përgjigjet në brengat e tyre.

    “Nuk duket fort e mençur që Qeveria të vazhdojë të mos përgjigjet ndaj këtyre brengave dhe ky është qëndrimi jonë aktualisht”, ka theksuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark