×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hovenier përkujton ish-sekretaren Albright në dy vjetorin e vdekjes: Mikeshë e vërtetë e Kosovës

    Insajderi
    23 March 2024 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

     Sot bëhen dy vjet nga vdekja e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

    Hovenier në këtë nderim të Albright në dy vjetorin e vdekjes, ka cituar fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili e kishte quajtur Albrightin si kampionen më të madhe të lirisë në shekujt 20-21.

    “Sot ne nderojmë një mikeshë të vërtetë të Kosovës, Sekretaren Albright, në përvjetorin e vdekjes së saj. Siç tha Presidenti Biden, “Liria qëndron kundër të gjitha gjasave përballë çdo agresori, sepse ka gjithmonë nga ata që do të luftojnë për atë liri. Dhe në shekullin 20 dhe 21, liria nuk kishte kampione më të madhe se Madeleine Korbel Albright”, ka shkruar Hovenier.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark