×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hovenier tregon se cilat janë përfitimet e Kosovës prej planit të BE-së

    Insajderi
    01 March 2023 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA nuk do ta mbështesë një Asociacion që mund t’i ngjajë Republikës Srpska.

    Ndërsa ka listuar përfitimet e Kosovës nga marrëveshja me Serbinë, bazuar në planin franko-gjerman.

    Ai tha se në këtë plan, ka një sërë kriteresh që Shtetet e Bashkuara mendojnë se janë shumë në interes të Kosovës.

    “Referenca për paprekshmërinë e kufijve, respektimin e integritetit dhe sovranitetit territorial, mbrojtjen e pakicave kombëtare, pajtimin për të zhvilluar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë mbi bazën e të drejtave të barabarta, zotimet se palët do t’i njohin dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare”, tha ai në Debat Plus.

    Hovenier tregoi se këtu përfshihen pasaportat, diplomat, targat e veturave, vulat doganore, që do të udhëhiqen nga parimet, siç janë sovraniteti dhe barazia e të gjitha shteteve, respektimi i pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial, e drejta për vetëvendosje, mbrojtja e të drejtave të njeriut, mosmarrëveshjet do të zgjidhen me mjete paqësore, e jo përmes kërcënimeve apo përdorimit të forcës.

    Gjithashtu, diplomatin amerikan theksoi “ShBA-ja sigurisht është në këtë klub – që do të krijojë një paketë të veçantë investimi dhe mbështetjeje financiare për projektet e përbashkëta në zhvillim ekonomik, lidhje, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kryesore”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark