×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hoxhaj: Kurti e ka pranuar marrëveshjen dhe e mban draftin të fshehur

    Insajderi
    03 November 2023 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enever Hoxhaj, nga radhët e PDK-së, në seancën e sotme parlamentare, tha se kryeministri e tha publikisht që marrëveshjen e ka, por që duhet ta mbajë të fshehtë.

    “E ka pranuar msheft dhe duhet ta mbajë msheft, ky është mesazhi që morëm ne sot”, tha hoxha.

    Ai tutje iu drejtua deputetëve duke u thënë se a kanë menduar ndonjëherë se Albin Kurti i parimeve dhe idealeve të mëdha përfundon në një situatë politike ku është i fshehtë.

     “A e keni menduar ju ndonjëherë se Albin Kurti sa ishte në opozitë ishte i parimeve dhe idealeve, dhe tani përfundon në një situatë ku është i fshehtë, dinak, idhnak, manipulues, dhe për t’ju vendosur hi syve qytetarëve të Kosovës. Këto janë taktika të manipulimit dhe qytetarët duhet ta din se është përpjekje për me manipuluar”, u shpreh Hoxhaj.

    “Nëse ky do të ishte burrështetas, sot do të thoshte ja e kam sjell draftin, shiheni draftin dhe lexojeni para se të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, do të duhej të thoshte analizojeni draftin, debatojeni draftin, jam i interesuar për konsensus të brendshëm politik dhe me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh tutje Hoxhaj.

    Sipas Hoxhajt, Kurti i ka thënë po një dokumenti pa negocim, pa asnjë përfitim dhe pa asnjë kusht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark