19:53 - 18 Mars 2023

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka vizituar sot ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj tha se ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Sot vizitova miqtë e mi, Hashimin dhe Kadriun! Të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë! Historinë e lirisë nuk mund ta ndryshojë askush!”, ka shkruar Hoxhaj.