×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Do të kthehen përsëri si çlirimtarë dhe fitimtarë

    Insajderi
    07 August 2023 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.

    Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se ata do të kthehen sërish në Kosovë pranë familjeve të tyre, si çlirimtarë dhe fitimtarë.

    “Sot vizitova dy heronjt e luftës dhe të paqes, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, me bindjen e sigurtë se do kthehen pranë familjeve të tyre dhe Kosovës, përsëri si çlirimtarë dhe fitimtarë!”, ka shkruar Hoxhaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark