×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hulumtimi i Insajderit- Deputetja Statovci godet Përparim Ramën për tenderin 8.5 milionësh

    Insajderi
    17 May 2023 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka reaguar pas raportimit të Gazetës Insajderi për tenderin prej 8.5 milionë euro për ndërtimin e Rrugës A në Prishtinë, që iu dha firmës “Sallahu”, ku pronari i saj ishte dënuar për mashtrim, ndërkohë që Prokuroria në Prishtinë ka nisur hetimet për këtë tender.

    Statovci në mbledhjen e fundit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere tha se favorizimi i kompanive të caktuara që kanë lidhje me partitë politike duhet të marrë fund në Kosovë.

    Tutje, ajo ka shprehur shqetësimin e saj për përfshirjen e OSHP’së në këtë lëndë.

    Kultura e zhvatjes së parasë publike, ikjes nga përgjegjësitë ligjore, favorizimi i kompanive të caktuara që kanë lidhje politike, anipse zyrtarëve të tyre ju janë shqiptuar denime dhe ndalesa 10 vjeçare në proces prokurimi, duhet të marrë fund në vendin tonë“, ka shkruar Statovci.

    Gazeta Insajderi ditë më parë ka raportuar për tenderin që Komuna e Prishtinës ia dha firmës “Sallahu”, derisa pronari i saj Naim Sallahu është i dënuar për mashtrim nga Gjykata Themelore e Prishtinës vitin 2018.

    Sallahu sipas vendimit të Themelores e që është vërtetuar edhe nga Apeli e ka të ndaluar që të marrë pjesë në prokurime publike për një periudhë 10 vjeçare- deri më 2028.

    Por, përtej kësaj, sipas dokumenteve që i posedon Insajderi, e që janë deponuar në Prokurorinë e Shtetit, në dhënien e këtij tenderi rol ka pasur edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).

    Kundër dhënies së tenderit për firmën “Sallahu” kishte pasur ankesa në OSHP. Por, ky institucion mori vendimin  me numër 144/23, sipas të cilit janë refuzuar ankesat e firmave të tjera që ishin në garë pio për të njëjtin tenderi që komuna e drejtuar nga LDK-ja ia dha firmës “Sallahu”.

    “OSHP ka nxjerrë vendimin me PSH nr. 144/23 dhe ka refuzuar ankesat e OE, dhe po ashtu nuk ka marrë parasysh asnjë nga të gjeturat që AVONET ka identifikuar në dosjen e ofertës së Operatorit Ekonomik “Sallahu” sh.p.k me nr unik 810135237. OSHP nuk ka trajtuar as pretendimin e ankesës së operatorit ekonomik, dhe kjo është tejet shqetësuese për AVONET-in. Po ashtu, rritet dyshimi për mënyrën e vendimmarrjes, që për AVONET-in është një vendim i cili ka elemente të dyshimta. Kjo për AVONET-in krijon dyshimin se ky vendim nuk ka trajtuar në mënyrë të barabartë palet, dhe paneli shqyrtues ka ikur nga përgjegjësia duke përjashtuar edhe palët e interesit. Kjo krijojnë dyshimin për njëanshmëri, duke lënë vendimin e AK të plotfuqishëm”, thuhet në denoncimin që ka shkuar në Prokurori.

    Lexo edhe:

    Insajderi ka parë komunikimin mes Prokurorisë së Shtetit dhe asaj Themelore në Prishtinë, ku kësaj të fundit për inicim të procedurës i janë dhënë udhëzime për tre emra nga OSHP-ja: kryetarit te panelit në rastin e Rrugës A, Vedat Poterqani, dhe anëtarët e këtij paneli, Agon Ramadani dhe Kimete Gashi.

    “Mund t’iu njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rastet në fjalë, mirëpo në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procedurës”, i ka thënë Gazetës Insajderi Zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj.

    Lexo edhe:

    Ekipi i Gazetës Insajderi ditën kur u nis projekti i Rrugës A i kishte bërë një pyetje kryetarit Rama. Ishte kjo: Si ndodhi që tenderi u fitua nga kompania e të dënuarit për mashtrim?

    Kjo pyetje nuk i pëlqeu Ramës. Por, ai zbuloi diçka gjatë përgjigjes së tij. Rama ishte jashtëzakonisht i informuar për kalimin zyrtar të pronësisë nga vëllai i dënuar te ai i padënuar.

    “Kjo nuk është e vërtetë se kompania është e dikujt tjetër dhe jo e atij personit. Në aspektin ligjor është e ligjshme nuk bëjmë asgjë të kundërligjshme ka tendenca të juaja apo të dikujt tjetër për ta njollosur na jemi duke i shkuar në mënyrë ligjore nga fillimi deri në fund“, tha Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark