×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Hulumtimi i Insajderit për veturën e Maqedoncit – Largohet nga puna shoferi i ministrit

    Insajderi
    14 February 2024 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Donjeta Islami

    Pas raportimit të Insajderit për keqpërdorimin e veturës zyrtare të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nga ana e familjarit të shoferit të tij, i njëjti tashmë është larguar nga vendi i punës. Rrjedhimisht, Zenel Zenelit i është shkëputur kontrata e punës me Ministrinë e Mbrojtjes.

    Nga kjo ministri kanë deklaruar se as vet shoferi nuk kishte qenë në dijeni që vetura ishte keqpërdorur nga familjari i tij.

    Sidoqoftë, zëdhënësja e ministrisë, Liridona Gashi konfirmoi largimin e tij nga puna duke thënë se vet ai ka ofruar dorëheqjen.

    Pas njoftimit me rastin, Zenel Zeneli, shoferi i ministrit Maqedonci i cili ka qenë përgjegjës për automjetin Audi ka ofruar dorëheqje. Meqenëse ka ndodhur keqpërdorimi pavarësisht se jo me dijeninë e Zenel Zenelit i cili në ditën kur ka ndodhur rasti ka qenë jashtë vendit, veprimi i familjarit të tij nuk mund të arsyetohet andaj dhe dorëheqja është pranuar. Nga data 07.02.2024, të njejtit i është shkëputur marrëdhënia e punës në Ministrinë e Mbrojtjes“, ka thënë ajo për Insajderin.

    Insajderi të hënën ka provuar të marrë një koment nga vet ministrit, por i njëjti kishte refuzuar të jepte përgjigje.

    Gazeta Insajderi solli detajet e këtij rasti të abuzimit me veturën zyrtare të ministrit Maqedonci.

    Vetura e ministrit Maqedonci është ndaluar në janar të këtij viti nga Policia e Kosovës. Vozitej në kundërshtim me rregullat e komunikacionit.

    Në veturën e tipit “Audi A7”, Policia e Kosovës, në fshatin Bardhosh ndaloi një person i cili ishte duke e vozitur veturën e ministrit, pa autorizim.

    Personi që e kishte marrë veturën për “xhiro” duke shkelur rregullat edhe të trafikut është Skender Zeneli. Ai është vëllai i Zenel Zenelit, truprojës së ministrit Maqedonci.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark