×
  • Sport
  • Sport

    Humbja nga skuadra e fundit në tabelë – tifozët e FC Prishtinës shumë të pakënaqur, kërkojnë edhe shkarkimin e Munishit

    Insajderi
    18 February 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

    Prishtina nuk ka arritur të këndellet, duke pësuar humbjen e dytë radhazi.

    Këtë herë, kryeqytetasit u mposhtën minimalisht 1:0 në udhëtim ndaj Ferizajt.

    Ishte Mateo Panadic që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 42-të.

    Me këtë fitore, Ferizaj shkon në kuotën e 17 pikëve, por mbetet në pozitën e fundit në tabelë.

    Në anën tjetër, Prishtina mbetet e katërta me 27 pikë gjithsej.

    Pas përfundimit të ndeshjes, shumë tifozë të Prishtinës kanë shprehur pakënaqësit e tyre me skuadrën, duke kërkuar edhe shkarkimit e trajnerit Ismet Munishi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark