Insajderi
Insajderi

Humbje jete, plagosje e incidente të tjera- kaq armë ka kapur Policia për 24 orë

Insajderi
24 July 2022 - 12:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Humbje jete, plagosje e incidente të tjera- kaq armë ka kapur Policia për 24 orë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjashtë pistoleta , një AK 47 dhe një pushkë gjuetie. Ky është bilanci që Policia e Kosovës ka konfiskuar  brenda 24 orëve.

Nga Policia së Kosocës, raportohet per konfiskimin e disa armëve nga të cilat ka pasur raste e incidente të ndryshme. Më e rënda ishte vrasja e një personi në Skenderaj.

Kishte edhe raportime për plagosje e lëndime të rënda trupore.

Insajderi jus jell rastet ku janë konfiskuar armë nga policia:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR 

Fsh. Llapashticë e Epërme, Podujevë 23.07.2022-09:30.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK. Nga viktima   është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.     

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Babush i Ri, Ferizaj 23.07.2022-04:00. Nën dyshimin për posedim arme janë  kontrolluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me ç’rast  te njëri është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.  

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Sheshi Mujë Krasniqi, Klinë 23.07.2022-13:20. Gjatë kontrollit në çantën e krahut te i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 3 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

VRASJE E RËNDË

Fsh.Baks,Skenderaj, 23.07.2022-19:05 .Raportohet se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj  kosovarë. Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, njëri nga ata ka ndërruar jetë,  ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, kurse i treti është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje.

PËRDORIM I ARMËS

·         Rr. Sadulla Avni Dibrani, Mitrovicë 23.07.2022 – 14:15. Është pranuar informata se nga një veturë në lëvizje ka pasur të shtëna me armë. Parulla policore i është përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja. Nuk raportohet për të arrestuar.  

·         Rr.Ulqini, Mitrovicë,  23.07.2022-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy revole me gaz me 4 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE 

Rr. Hekurudh, Mitrovicë, 23.07.2022-22:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  tek i njëjti është gjet dhe konfiskuar një armë me gaz e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.  


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark