×
  • Sport
  • Sport

    Hysaj flet para ndeshjes me Moldavinë: Nuk duhet të nxitohemi, ndeshja zgjat 90 minuta

    Insajderi
    16 June 2023 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kapiteni i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, ishte përkrah trajnerit Silvinjo në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë., e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024, që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Air Albania”.

    Hysaj u shpreh se Moldavia ka një skuadër të mirë dhe se nuk duhet të nxitohen për të arritur rezultat të mirë. 

    “Strategjia për të zgjidhur sa më shpejt ndeshjen? Moldavia ka një skuadër të mirë, ata kanë treguar se kanë kualitet. Nuk duhet të nxitohemi, ndeshja zgjat 90 minuta. Të jemi të qetë në fushë, të bëjmë gjërat që kemi përgatitur.

    Roli? E di që jam më mirë djathtas, e kam më të thjeshtë të luaj me këmbën e djathtë. Më ka ecur mirë edhe majtas, mund ta bëj, pasi ashtu do trajneri. Por ndihem më mirë djathtas.

    Çfarë ka ndryshuar në mentalitet? Nuk ka ndeshje të lehta. E kemi pësuar më parë nga ndeshje të tilla, e dinë të gjithë se nuk ka ndeshje të lehta. Duhet të jemi të përqendruar. Të futemi në fushë me bindjen që jemi lojtarë të mirë dhe që mund të luajmë bukur. Të mos ndikohemi nga nxitimi për të fituar.

    Objektivi? Pritshmëritë janë të larta, edhe unë dua të kualifikohemi dhe të shkojmë në Euro 2024. Jemi një skuadër kompakte, jemi një grup i fortë. Nëse luajmë si ndaj Polonisë, unë mendoj se do të kemi rezultat të mirë ndaj Moldavisë.

    Trajneri? Po e kuptojmë më shumë, me kalimin e kohës po mësojmë stilin dhe taktikat që kërkon trajneri”, përfundoi mbrojtësi shkodran i Lazios. /Syri/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark