×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hyseni: Kushdo që mendon se Asociacioni është bërë me dëshirë, e ka totalisht gabim

    Insajderi
    15 March 2023 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni ka deklaruar se pranimi i Asociacionit nga dy ish-kryeministrat, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, është bërë si pasoj e presionit ndërkombëtarë.

    “Kushdo që pretendon që Asociacionin e ka bërë Isa Mustafa apo kushdoqoftë me shumë dëshirë, bën një interpretim skajshmërisht të gabueshëm dhe qëllimkeq. Njësoj siç bën gabim dikush që mendon që Kosova është fut në dialog me shumë keq”, ka thënë ai.

    Hyseni ka deklaruar gjithashtu se edhe fillimi i negociatave me Serbinë është bërë për shkak të trysnisë nga bashkësia ndërkombëtare.

    “Dy muaj pas GJND-së është sponzorizuar projekt-rezolutë në asamblenë e OKB-së, nga të gjitha vendet e BE-së, të cilat kanë ftuar për dialog me Serbinë të lehtësuar nga BE. Me gjitha fuqitë Kosova është përpjekë me kundërshtu dhe pengu daljen në votim të një rezolute të tillë. Nuk mund të luftosh kundër BE-së dhe ShBA-së që qëndronin të heshtura. Ka qenë përpjekje e BE-së për të qetësuar Serbinë pas humbjes në GJND. E kemi ditë që ka qenë gabim, por kemi qenë totalisht të detyruar të futemi”, ka thënë ai.

    Hyseni ka thënë se Asociacioni është dashtë të zbatohet, por që sipas tij nuk është bërë një gjë e tillë për shkak të ndjeshmërisë politike, dhe kundërshtimit të madh të Albin Kurtit sa ishte në opozitë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark