×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “I ftova në takim por nuk erdhën”, Krasniqi “ankohet” për ekipin menaxhues për hartimin e  Statutit të Komunave me Shumicë Serbe

    Insajderi
    27 April 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar dokumentet e vendimeve të qeverive të Kosovës për ekipet menaxhuese për hartimin e Statutit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Në postimin e Krasniqit të bërë në rrjetin social Facebook është thënë se për këto ekipe janë marrë gjithsej tre vendime nga ministrat e Qeverisë Thaçi, Mustafa dhe Hoti.

    “Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues”, ka shkruajtur Krasniqi.

    Tutje ai ka deklaruar se anëtarëve i ka dërguar ftesë për takim por që nuk ka marrë përgjigjje nga ta.

    “Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal. Ju njoftoj se të martën me 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje”, ka shtuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark