×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “I ka ra si hutit n’zgurë me u ba minister”- Mirena ironizon pasi Rama e nderoi Mehajn

    Insajderi
    14 August 2023 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Ilir Mirena ka ironizuar me nderimin që i bëri kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

    Mirena ka thënë se merita e vetme e Mehajt është largimi nga kjo qeveri e dëmshme.

    “Erdhi nga diaspora, n’i Zot e di se qysh i ra si hutit n’zgure me u ba minister. Gjate krejt ndertimit dhe transformimit te TMK’se ne FSK, per gati dy dekada, kush s’ka ni as qe ka dite per te. Edhe per shndrrimin e FSK’se ne ushtri te rregullt garant veç ne lajme ka degju. Pra, krejt e ka gjetur te gatshme, pos ka menaxhu diçka qe ka qene duke funksionuar”, ka shkruar Mirena.

    Postimi i plotë:

    Jo qe eshte far çelesi, po mire eshte me pyet se çka ka ba ky Armend Mehaj per Prishtinen dhe Kosoven qe me ja dhane “Çelesin e Prishtines”?!

    Bash kur eshte dasht me kontribu, gjate luftes, ky s’ka qene ksajde. Pas luftes kur vendi ka qene i shkaterruar dhe ka pas nevoje per ndihmen e secilit ky ka qene i angazhur diçka ne KFOR, perkthyes me sa e di une, me page marramendese.

    Erdhi nga diaspora, n’i Zot e di se qysh i ra si hutit n’zgure me u ba minister. Gjate krejt ndertimit dhe transformimit te TMK’se ne FSK, per gati dy dekada, kush s’ka ni as qe ka dite per te. Edhe per shndrrimin e FSK’se ne ushtri te rregullt garant veç ne lajme ka degju. Pra, krejt e ka gjetur te gatshme, pos ka menaxhu diçka qe ka qene duke funksionuar.

    E tash ike ne diaspore, dhe e shton nje tik ne CV’ne e tij si ish-minister i nje vendi ballkanik…

    Kqyr ngritjani edhe nje permendore diku qaty te Skenderbeu.

    Merita e tij e vetme. per te cilen ia kisha dhane nje mirenjohje simbolike, eshte se ka pas kurajon me ike nga qeveria me e demshme dhe me e paafte qe e ka pas Kosova prej pas çlirimit. Kaq..

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark