×
Show / Fashion

I keni këto simptoma, shkoni menjëherë tek gjinekologu

Insajderi
04 March 2020 - 09:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këto janë simptomat që shfaqen në raste se keni cista në vezore.

Cistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda, ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës. Qeliza vezë zhvillohet dhe piqet në vezore dhe çlirohet çdo muaj në mënyrë ciklike gjatë jetës riprodhuese. Shumica e grave bëhen me ciste të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Shumica e cisteve vezoriale shoqërohet me pak, ose aspak probleme dhe nuk janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim në pak muaj, transmeton Living.

Simptomat

Shumica e cisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë:

Çrregullime menstruale.

Dhimbje Pelvike, një dhimbje konstante ose të herë pas hershme të bezdisshme dhe që përhapet në regjionin lumbar ,ose në kofshë.

Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.

Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale.

Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët.

Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.

Ndjenjë rëndese, apo mbushjeje të barkut.

Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plotë të saj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark