×
  • Lajme
  • Lajme

    I rezistoi urdhrave të Policisë, Gani Geci sqaron çka ndodhi në kafeteri

    Insajderi
    30 October 2020 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Gaci, përmes një shkrimi  ka sqaruar se pse fillimisht nuk iu është bindur urdhërave të Policisë së Kosovës, për tu larguar nga një lokal në Prishtinë.

    U raportua se Geci para se të largohej nga kafeneja ka kërkuar nga forcat e rendit një dokument me urdhër të prokurorit, që urdhëronte largimin nga lokali.

    “Ata më vonë na shpjeguan se zbrazja e lokalit ishte për shkak të masave anti-Covid edhe pse nuk kishin ndonjë leter të shkruar të Inspektoriatit për mbyllje të lokalit apo vendim të prokurorit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Shkrimi i plotë i Gecit:

    SQARIM.

    Te dashur qytetarë Vendimi në fuqi i Qeverisë është që lokalet te punojnë deri ne oren 23 e 30 sonte me ftesën e disa miqëve të mij që kanë ardhur nga Zvicrra kam dalur me pi kafe në një kafiteri në Prishtinë.

    Une isha ulur në terasen e kafiterisë, unë dhe të gjithë ata që ishin në tavolinë me mua por edhe rreth meje kishim maskat antikovid e vendosura.

    Duke ditur qe vendimi i i qeverisë qê është në fuqi është që lokalet të jenë të hapura deri në orën 23:30 dhe ora ishte 21:55, një vendim të ri të qeverisë nuk ka kerkova dokument pse duhej te dilnin nga lokali pasi nuk i kishin pagua ende as pijet.

    Pasi ca policë urdherun të dalin jashtë të gjithë kerkova arsyt dhe leter me shkrim.

    Fillimisht nuk e dija se për çka bëhej fjalë dhe unë kërkova urdhërinë e prokurorit ose një dokument se pse duhej të dilnim nga lokali.

    Ata më vonë na shpjegua se zbrazja e lokalit ishte për shkat të masave anti-Covid edhe pse nuk kishin ndoni leter te shkruar të Inspektoriatit për mbyllje të lokalit apo vendim të prokurorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark