Ylli i muzikës country, Granger Smith ka folur për humbjen e djalit të tij 3-vjeçar në një aksident tragjik. Këngëtari e ndau lajmin e hidhur në rrjetet sociale, ku u shpreh se djali i tij i vogël River Kelly Smith do të ishte përgjithmonë në zemrat e tyre.
Smith, i cili jeton në Austin të Teksasit, tha se River nuk kishte mundur t’i mbijetonte aksidentit tragjik dhe ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Smith dhe bashkëshortja e tij Amber vendosën që organet e të birit t’i dhuronin, në mënyrë që fëmijë të tjerë të kishin një shans të dytë në jetë.
“Më duhet të jap një lajm të paimagjinueshëm. Kemi humbi djalin tonë të vogël, River Kelly Smith, si pasojë e një aksidenti tragjik dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mund të mbijetonte. Familja jonë është e hidhëruar, por gjejmë ngushëllim duke e ditur se ai është në krahët e Zotit”, shkruajti 39-vjeçari.
Amber dhe Granger janë prindër të dy fëmijëve të tjerë, Lincoln 5 vjeç dhe London 7-vjeçe