×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    I vdiq nëna ditë më parë, Grezda me shokë bëjnë gjestin prekës për shqiptarin e Kosovës

    Insajderi
    02 May 2022 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy futbollistët shqiptarë të Kosovës, Suad dhe Emir Sahiti pësuan një humbje të rëndë ditët e fundit, ku nëna e tyre u nda nga jeta.

    Skuadra ku luan Suadi, Sibenik, ku gjithashtu luan dhe mesfushori i Shqipërisë, Eros Grezda, ka bërë një gjest të bukur dhe në të njëjtën kohë prekës për sulmuesin.

    Gjatë festimit të golit të shënuar, lojtarët e skuadrës u mblodhën së bashku duke mbajtur dhe fanellën e Sahitit në duar.

    Në postimin e faqes zyrtare të klubit në “Instagram”, Sibenik shkruante: Me mendjen te ty Suad Sahiti. Mbahu fort, portokallinjtë e tu!”./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark