×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “I vodhën 200 euro dhe telefonin” – nën kërcënimin e armës grabitet një person në Gjilan

    Insajderi
    10 April 2024 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person në Gjilan më saktë në rrugën “Ali Huruglica”, ka qenë cak i grabitëseve, shkruan Insajderi.

    Viktima mashkull kosovar, ka raportuar në polici se tre persona të panjohur, njëri prej tyre me armë në brez e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur portofolin me 200€ para të gatshme, një telefon dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.

    Rasti është duke u hetuar./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark